veqsport - Adnan Junuzaj :

 

Ja çfarë e këshillon Ferdinandi shqipëtarin Januzaj

Rio Ferdinand deklaron se Adnan Januzaj ka filluar të shkëlqejë që në start të këtij sezoni.  Pas vazhdimit të kontratës me United, për 18 vjeçarin Adnan Januzaj ka disa fjali bashkëlojtari i tij Rio Ferdinand.  "Ka shumë pozitiva për këtë talent [Adnan Januzaj]. Ai ka filluar që para startit të këtij sezoni të shkëlqejë. Januzaj u tregua mjaft i mirë edhe në turet parasezonale dhe kjo po i shpërblehet edhe me ekipin e parë."  "Edhe po të mos shënonte përballë Sunderlandit, ai do të kishte formën e njejtë, jam i sigurtë për këtë."  "I gjithë klubi dhe të gjithë lojtarët këtu do të jenë afër tij që atij të mos i mungojë asgjë. Ai është një njeri shumë i mirë i cili synim ka të bëhet më i miri në botë."  "Këshilla më e mirë e imja për të do të ishte që ai të mos ndalet së punuari dhe që askush mos ta ndalojë ata të prek ëndërrat e tij."  "Ai duhet të jetë i vendosur në vendimet e tij që e lidhin me karrierën e tij," u shpreh Ferdinand./veqsport
Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free